Në Dhomën e Specializuar të Gjykatës së Hagës sot është zhvilluar seanca e radhës në të cilën është ndryshuar dhe plotësuar aktakuza e rënduar nga prokuroria speciale mbi ish-krerët e UÇK-së.
Lidhur me këtë kryetari i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, foli për ecurinë e procesit të Gjykatës së Hagës, sipas të cilit është një proces absurd.
“Thonë se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, ne atje kemi jo vetëm krerët e UÇK-së, por edhe themeluesit e shtetit të Kosovës, Thaçi -kryetar shteti, Krasniqi e Veseli – si kryeparlamentarë, Selimi si ish-ministër e deputet, etj. që po ballafaqohen, sipas meje që kam percjellë gjatë këtë tribunal, padrejtësisht. Dhe kjo gjykatë është e pakuptimtë”, tha ai në RTK.
Tutje ai shtoi se edhe në Starazburg ka folur për absurditetin e funksionimit të kësaj gjykate, e cila, siç tha ai, bazohet në supozimet e Dick Marty-t, të cilin, tani, shërbimi sekret serb e kërcënon me vrasje.
Deputeti Tahiri, duke folur për veprimtarinë ish-krerëve UÇK-së gjatë e pas luftës, theksoi se ata kanë kaluar nëpër shumë sfida tejet të rënda.“Pavarësisht sfidave, emrat e tyre janë ne gravurat e përjetshme te historisë sonë”, deklaroi Tahiri.
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u deklaruan të pafajshëm për akuzat e reja të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Në seanca të ndara pranë Dhomave të Specializuara, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, por edhe ish-deputeti, Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për akuzat e reja, që i janë shtuar më 29 prill aktakuzës fillestare për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë