Nën organizimin e Akademisë Diplomatike të MPJD-së, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe Unionit Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis, ka nisur sot në Prishtinë “Konferenca Ndërkombëtare Arabo-Evropiane: Ndikimi i ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës”.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Kreshnik Ahmeti duke u shprehur i lumtur për organzimin e kësaj Konference, është zotuar se MPJD do të përkrahë dhe ndihmojë secilin projekt apo bashkëpunim që krijohet mes shteteve arabe dhe Kosovës në fushat që synon të arrijë bashkëpunime kjo Konferencë.
“Kam kuptuar edhe nga përbërja e delegacionit të Unionit Arab se ka jashtëzakonisht shumë mundësi të lidhjes së kontakteve afatgjate dhe të cilat mund të jenë produktive në të ardhmen e vendit tonë dhe Unionit Arab. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyshme më vendet arabe dhe jemi të interesuar ti thellojmë dhe zgjerojmë ato edhe me tutje. Zotohem se nga Ministria jonë do ta keni ndihmën dhe mbështetjen e plotë”, është shprehur Ahmeti.
Ndërsa ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që në fushën e mjedisit të vendosë mekanizma të qartë, duke e trajtuar me prioritet çështjen e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.
Drejtori i Akademisë Diplomatike, Beqir Ismaili, ka thënë se ndryshimi i klimës është tashmë një realitet i pamohueshëm dhe se faktor për këtë ndryshim është edhe zhvillimi i teknologjisë.
Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i Unionit Arab për Zhvillim dhe Mjedis, Ashraf Abdel Aziz, ka thënë se ndryshimet klimatike janë të rëndësishme për të gjitha shtetet dhe duhen trajtuar me prioritet.
Konferenca do të zhvillojë punimet edhe gjatë ditës së nesërme ku panele me ekspertë të fushave të ndryshme do të diksutojnë mundësitë e përmirësimit të qasjes së shteteve ndaj ndryshimeve klimatike./arbresh.info/
“Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja më e madhe” ̵...
Pamjet e 24 marsit 1999 në Prishtinë, momenti që shënoi kthe...
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit...
Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet
Çmimet e naftës bien pas raportimeve se SHBA i ka dërguar Ir...
13 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 or...