Presidenti i Shqippërisë, Ilir Meta ka reaguar sot pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Komisariatin e Policisë së Kavajës, ku një i ri i arrestuar i dha fund jetës në qeli.
Në një njoftim në Facebook, Meta tha se kjo ngjarje trondit thellësisht besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese.
“Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit Ilvi Meta, e konsideroj tepër të rëndë dhe të papranueshëm faktin që një qytetar humb jetën brenda institucioneve shtetërore, sikundër është Komisariati i Policisë së Kavajës”, ka thënë Meta.
“Humbja e një jete në një moshë fare të re brenda Komisiariatit të Policisë përbën jo vetëm një tragjedi familjare, por trondit thellësisht besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese”, ka theksuar Presidenti.
“Bëj thirrje për zbardhjen sa më parë të rrethanave të vdekjes tragjike të të riut Ilvi Meta dhe vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për këtë tragjedi të pajustifikueshme!”, ka shkraur Meta.
Pasditen e djeshme i riu Ilvi Meta gjeti vdekjen ne ambientet e Komisariatit.
Ai dyshohet se kreu vetëvrasje me lidhësen e kapuçit të xhupit sportiv. Meta ishte arrestuar pak orë para ngjarjes pasi gjykata kishte vendosur në mungesë arrest me burg për akuzën e vjedhjes.
Ndërkohë, sot policia njoftoi arrestimin e tre policëve në lidhje më këtë ngjarje.
lexo edhe:
Arrestohen tre policë në Kavajë pas vetëvarjes së 31-vjeçarit në qeli
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shteta...
Romero në listën e dëshirave të Realit për merkaton e verës
Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Prizren
Lirohet nga akuza arsimtari që akuzohej se hodhi flamurin dh...
Gjiganti i Premier Leagues futet në garë për Sandro Tonalin
Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave p...