344 të tjerë të evakuuar nga qytete të ndryshme jugperëndimore, përfshirë Mariupolin, kanë mbërritur në Zaporizhzhia, sipas zëvendëskryeministres së Ukrainës, Irina Vereshchuk.
Në një postim në Telegram, ajo falënderoi OKB-në dhe Kryqin e Kuq për ndihmën e tyre, duke thënë:
“Këta janë gra, fëmijë dhe të moshuar nga Mariupol, Manhush, Berdiansk, Tokmak dhe Vasylivka. Të gjithë sapo kanë mbërritur në Zaporozhzhia”.
Koordinatori humanitar i OKB-së për Ukrainën, Osnat Lubrani, tha se shumë prej tyre erdhën me asgjë tjetër përveç rrobave që kishin veshur, transmeton portal arbresh.info
“Tani do t’i mbështesim ata gjatë kësaj kohe të vështirë, duke përfshirë mbështetjen shumë të nevojshme psikologjike,” tha ajo.
Lubrani shtoi se duhet bërë më shumë “për t’u siguruar që të gjithë civilët e kapur në luftime mund të largohen, në drejtimin që dëshirojnë”./arbresh.info/
Today again, we managed to provide safe passage for civilians stranded in Mariupol & other areas, thanks to a strong @UN – @ICRC collaboration.
Many came with nothing but the clothes they had on. We will now support them in this difficult time.
Our work must, and will continue. pic.twitter.com/LiWvUiFaOf
— Osnat Lubrani (@OsnatLubrani) May 4, 2022
Luis de la Fuente komenton mospërfshirjen e lojtarëve të Rea...
Publikohen çmimet e derivateve për sot
Shqipëria e pret sonte Izraelin në “Air Albania”
Dua Lipa publikon albumin e fotografive nga dasma me Callum ...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, policia nis hetimet
Vjedhje e rëndë në Podujevë/ Hajnat marrin stoli ari e argje...