Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bisedat ishin shumë produktive.
Ai ka shtuar se përveç luftës në Ukrainë, dialogu Kosovë-Serbi dhe liberalizimi i vizave për kosovarët kanë qenë ndër temat për të cilat kanë folur.
Sa i përket procesit të dialogut, kancelari gjerman ka theksuar se marrëveshja Kosovë-Serbi do të sillte stabilitet në rajon.
“Jam i bindur se në kohë si këto ku në një rajon pranë nesh zhvillohet luftë brutale, ka rëndësi që të dyja vendet ta zgjidhin konfliktin hap pas hapi”, është shprehur Scholz.
“Objektiv i dialogut është arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. E inkurajova Kurtin për konstruktivitet në negocoata. Marrëveshja do t’u sillte të mira qytetarëve të të dyja vendeve”.
Scholz ka paralajmëruar se do të zhvillojë vizitë në Prishtinë në muajt në vijim./arbresh.info/
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pa...