Mervan Bejtullahu është gjyqtari në VAR në derbin mes Gjilanit dhe Dritës që po zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Por gjyqtari kosovar e ka luajtur të fortin në këtë sfidë përballë gazetarit të Artmotion, Arlind Sadikut.
Ka qenë vet Sadiku që ka njoftuar përmes faqes së tij se gjyqtari Bejtullahu e ka kërcënuar atë.
“Zyrtari i ndeshjes Gjilani – Drita, Mervan Bejtullahu më kërcënoi hapur, para gjyqtarëve dhe shumë zyrtarëve tjerë. “Veç jemi në Gjilan, se t’ishim kon në Prishtinë, t’kisha kallxu” mu drejtua Bejtullahu, në cilësinë e gjyqtarit kryesor në VAR. Krejt kjo ndodhi në ambientet e brendshme të stadiumit, para ndeshjes Gjilani – Drita. Konsideroj që kjo nuk i ka hije futbollit tonë dhe këto dukuri nuk bën të ndodhin më”, ka shkruar Sadiku.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron