Ministri i MAPL-së Elbert Krasniqi, është pritur në takim nga eurodeputeti austriak, themeluesi i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Lukas Mandl.
Ministri Krasniqi, ka falënderuar atë për përkrahjen e tij të vazhdueshme në përshpejtimin e agjendës së integrimit dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, gjatë këtij takmi është biseduar për mundësitë e reja të bashkëpunimit, promovimin e qeverisjes lokale si dhe përafrimin e diasporës Kosovare në Austri, me theks të veçantë, tek investimet e reja në përmbushjen e objektivave të Agjendës së Gjelbërt të Komunave të Republikës së Kosovës. /arbresh.info/
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...