Komisionerja e BE-së për Energjinë, Kadri Simons thotë se vendimi i Gazprom për të pezulluar furnizimet me gaz në Bullgari dhe Poloni është “një pikë kthese në krizën aktuale”, ndërsa paralajmëron se “çdo shtet mund të jetë i radhës”.
Simson po fliste pas një takimi të ministrave të energjisë të BE-së, të cilët po diskutonin se si BE duhet t’i përgjigjet njoftimit të Gazpromit për ngjarjet e javës së kaluar, transmeton portal arbresh.info
Ajo tha se ndërsa nuk ka asnjë kërcënim të menjëhershëm për furnizimet europiane me gaz, pasiguria e situatës do të thotë që shtetet anëtare duhet të përmirësojnë planet kombëtare të emergjencës, të krijojnë furnizime të mjaftueshme për ruajtjen e gazit përpara dimrit dhe të diversifikojnë burimet e energjisë larg karburanteve fosile ruse.
Magazinimi i gazit aktualisht qëndron në 32% të kapacitetit të BE-së dhe po rritet, thotë Simson./arbresh.info/
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic