Në përmbyllje të Muajit të Ramazanit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pritën në iftar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.
Me këtë rast, Kurti shprehu respektin për devotshmërinë dhe vetëpërmbajtjen e besimtarëve myslimanë gjatë Muajit të Ramazanit. Ai uroi që sakrifica e tyre të shpërblehet dhe solidariteti e ndjeshmëria të forcojnë edhe më shumë besimin dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve.
“Në prag të festës së Bajramit, që shënon fundin e muajit të agjërimit, kryeministri Kurti i uroi myftiut Tërnava dhe të gjithë besimtarëve myslimanë Bajram të gëzuar. Humanizmin e tolerancën e besimtarit gjatë Ramazanit t’i kemi udhërrëfyes të përhershëm të përditshmërisë sonë.”,thuhet në njoftimin për media./arbresh.info/
![]()
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?