Evakuimet do të shtohen në New Mexico të SHBA-së për shkak të zjarreve që janë përhapur në një siprfaqe prej mbi 303 kilometrash katrorë në lindje dhe jugperëndim të këtij shteti amerikan, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zjarri më i madh në vend, i cili filloi më 6 prill në pesë pika të ndryshme në New Mexico, ende nuk është marrë nën kontroll.
Zjarri, i cili përfshiu edhe qytetin Santa Fe, u përhap në mbi 303 kilometra katrorë.
Autoritetet njoftuan se mijëra njerëz do të evakuohen në luginën Mora, rreth 60 kilometra në verilindje të Santa Fe-së.
Erërat e forta dhe ajri i thatë e kanë bërë të vështirë luftimin e zjarrit. Mësohet se flakët janë përhapur shumë më shpejt se sa pritej.
Dy mijë pjesëtarë të zjarrfikësit dhe personelit ndihmës janë angazhuar për të vënë nën kontroll zjarrin, i cili ka dëmtuar rreth 30 mijë hektarë tokë.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...