Një mercenar danez është vrarë në Ukrainë, tha familja e tij sot, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme daneze.
Rrjeti televiziv publik danez TV2 kishte transmetuar mbrëmjen e së enjtes zhdukjen në Ukrainë të një 25-vjeçari, i cili ishte bashkuar me legjionin ndërkombëtar, në krah të forcave ukrainase.
Sipas këtyre informacioneve, 25-vjeçari i përkiste një grupi prej tetë ushtarësh që morën pjesë në betejat në qytetin Mykolaiv të martën. Gjashtë prej tyre nuk mbijetuan.

“Në bazë të informacionit të disponueshëm, familja ka identifikuar personin konkret, të cilin e konsiderojnë të vdekur ”, shkruan Ministria e Jashtme në një email drejtuar Agjencisë Franceze, duke shpjeguar se ka “biseduar” me familjen.
Menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, presidenti Volodymyr Zelensky bëri thirrje për formimin e një “legjioni ndërkombëtar” vullnetarësh të huaj për ta ndihmuar atë të mbrojë Ukrainën.
Kryeministrja daneze më pas deklaroi se nuk sheh asnjë”pengesë ligjore” për pjesëmarrjen e vullnetarëve danezë.
Sipas ambasadës ukrainase në Kopenhagë, rreth njëqind danezë iu bashkuan Ukrainës për të luftuar forcat ruse në mes të muajit mars./abcnews.al/
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...