Arsenali aktualisht thuhet se po udhëheqë garën për Victor Osimhen dhe lojtari është në dijeni të interesimit nga klubet angleze.
La Gazzetta dello Sport raporton sot se për Aurelio de Laurentiis, vlerësimi i Osimhen është 100 milionë euro dhe asgjë më pak se kaq nuk do të merret parasysh. Sulmuesi do të konsiderohet i transferueshëm vetëm nëse përmbushet çmimi i kërkuar.
Arsenali është ‘pretenduesi numëri një’ për nënshkrimin e tij, me Topçinjët që kërkojnë në Serie A për sulmues gjatë shumë muajve të fundit. Ata humbën Dusan Vlahovic dhe Osimhen i intrigon në të njëjtën mënyrë, nëse jo më shumë. Por për shkak të shkallës së investimeve, do të jetë e rëndësisshme që Arsenali të kualifikohet në Champions League.
Man United dhe Newcastle gjithashtu po e ndjekin nga afër sulmuesin. Erik ten Hag dhe Ralf Rangnick po shqyrton lëvizjen dhe po kuptojnë nëse profili i sulmuesit duhet të konsiderohet seriozisht.
Newcastle bëri një qasje serioze e cila u refuzua dhe edhe nëse ata nuk do të luajnë futboll evropian, faktorët ekonomikë mund të jenë në favor të tyre dhe ata mund të ofrojnë shumën më të lartë të pagave./Arbresh.info
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...