Kampioni i botës në boks, në peshat e rënda, Tyson Fury, e ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit të tij në WWE.
Britaniku e paralajmëroi pensionimin nga boksi para ndeshjes ndaj Dillian Whyte, por duket se fundi i karrierës së tij në këto lloj luftrash është ende i largët.
Vetë Gypsy King tha se duhet të flasë me shefin e kompanisë, Vince McMahon, për një rikthim eventual në mes të mundësve.
“Duhet të flas me Vince dhe djemtë, ndoshta edhe mund të ndodhë”, theksoi ai.
Fury ishte edhe më parë pjesë e kompanisë. Ai u shfaq në vitin 2019 në eventin e mbajtur në Arabinë Saudite, duke e mposhtur Braun Strownmanin.
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...