Disa sulme ajrore ruse goditën kryeqytetin ukrainas Kiev të enjten ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ishte në qytet për të takuar Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Në një fjalim pas mesnate, Zelensky dënoi ngjarjen, duke e u shprehur se sulmi “tregon shumë për qëndrimin e vërtetë të Rusisë ndaj institucioneve globale”.
Presidenti i Ukrainës akuzoi udhëheqjen ruse se po përpiqet të poshtërojë OKB-në dhe gjithçka që përfaqëson organizata, duke shtuar se kërkon një përgjigje të fortë.
“Sulmet ruse në qytete të tjera anembanë vendit, duke përfshirë Fastiv dhe Odesa, dëshmojnë edhe një herë se ne nuk mund të lëmë vigjilencën tonë”, tha ai.
“Ne nuk mund të mendojmë se lufta ka mbaruar. Ende duhet të luftojmë. Duhet të dëbojmë pushtuesit,” shtoi ai.
Zelensky theksoi se ishte e rëndësishme që shefi i OKB-së të vizitonte vendet e varrezave masive në Borodyanka dhe rajonin e Kievit, për të parë me sytë e tij se çfarë kishin bërë pushtuesit rusë atje. /abcnews.al
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...