Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë në seancën ku po diskutohet për themelimin e Komisionit Hetimor, se nuk ka asgjë për të fshehur.
Ajo ka thënë se e kupton shqetësimin e opozitës që të mos hetohen edhe 16 vjetët e kaluara sa i përket energjisë.
“U tha që 6 muaj nuk mjaftojnë, sa i përket veprimeve dhe mosveprimeve tona do të çmontohen akuzat tuaja brenda dy ore. E 6 muajt tjerë i keni me u marrë me 16 vjetët tjera”, ka thënë ajo.
Tutje, ajo në seancën e Kuvendit akuzoi opozitën se po ndan dezinformata dhe se e kompania GEN-i me Serbinë s’kanë lidhje, pasi sipas saj e njëjta kompani është sllovene.
“Kompaninë GEN-i që po e përmendi nuk është kompani serbe, por sllovene. Po më pëlqen që tash e keni ndryshuar kompani sllovene në bazë në Beograd. Kjo është si me thënë kompaninë Coca-Cola me bazë në Serbi dhe me lidh me Serbinë këtë punë, është totalisht palidhje”, tha ajo./arbresh.info/
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit