Shefja e grupit parlamentar të LVV-je, Mimoza Kusari Lila ka folur për qëndrimin e qeverisë në lidhje me raportin e Freedom House, në të cilin përmenden Thaçi e Haradinaj, shkruan arbresh.info.
“Sa i përket mbrojtjes dhe qëndrimit të qeverisë sinqerisht kjo qeveri as edhe një fjalë të vetme nuk e deklaroj që po fillojnë hetimet për raportin e Freedom House, një raport me kredibilitet i një organizate amerikane prej vitit 1941 i cili decidivisht i përmend me emra ish kryeministrin Haradinaj dhe ish presidentin Thaçi dhe deklaron për lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe nivelin e lartë të korrupsion që tregon edhe niherë dëshmin e konfirmuar që ky shtet definitivisht e ka në instanca të veta ende përkundër ndryshimeve politike krimin edhe korrupsionin”, tha Kusari-Lila.
Tutje, Kusari Lila tha se media në Slloveni që raportoi për skandalin e Berishajt s’është burim kredibil.
“Si e parë e punës unë i përshëndes të gjithë opozitarët që ta mbajnë qeverinë në kontroll por me burime kredibile. Sa i përket kredibilitetit të Planet TV, Financial Times ka tregu qartë që është biznes i lidhur me Janshan, ne kemi hyrë në luftë politike hibride, ndërhyrja e shteteve apo organizatave tjera në zgjedhje të vendeve të huaja është pjesë e luftës hibride”, tha ajo./arbresh.info/
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses