Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike, Arben Gashi, ka kërkuar nga Qeveria dhe Presidenca përgjigje lidhur me rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Gashi reagoi në Kuvendin e Kosovës pas deklaratave të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha në fjalën e saj se duhet të pritet vendimi nga Drejtësia.
“Po më pëlqen modernizimi i znj.Haxhiu, por po harron se ajo dhe plot të tjerë në këtë kuvend kanë quajtur njerëz kriminelë pa fakte. Por mirë, shumë mirë, po e përgëzoj për avancimin”, tha Gashi.
Ai ka thënë se Haxhiu e ka gabim kur thotë se Berishaj duhet hetuar nga Kroacia e Sllovenia.
“As Sllovenia e as Kroacia nuk mund ta hetojnë Berishajn. Ai ka imunitet diplomatik. Problemi tjetër, a ka kaluar verifikim e sigurisë ky zotëria. A kanë ndodhur këto transaksione mbi të gjitha, a janë deklaruar ato? Para se ta marrë shtetësinë e Kosovës, Agjensia Kundër Korrupsion a e ka dhënë vendimin e vet për këtë person. Para se të bëhej ambasador, e ka marrë certifikatën e sigurisë? Kush është ky person, çka përfaqëson, si u bë në mënyrë të përshpejtuar ambasador në Kroaci?”, ka pyetur Gashi./arbresh.info/
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë