BBC raporton, duke cituar burime diplomatike të BE-së, se Bashkimi Europian mund të shpallë ndalimin e importeve të naftës ruse gjatë javës së ardhshme.
Sipas informacioneve të para jozyrtare, ndalimi pritet të hyjë në fuqi në disa faza, transmeton portal arbresh.info
Komisioni Europian ka deklaruar se do të konsultohet me Shtetet e Bashkuara dhe G&-tën përpara se të shpallë ndalimin e importeve të naftës ruse.
Synimi i BE-së është që ndalimi i importeve të naftës të jetë mjaft i rreptë për t’i shkaktuar dëme serioze Vladimir Putinit, por në të njëjtën kohë jo aq i rreptë sa të tronditë në mënyrë dramatike tregjet globale të naftës.
Brukseli ka deklaruar se janë të vetëdijshëm se vendet e pasura, por edhe ato të varfëra varen nga nafta.
Diplomatët europianë thonë se duan të shmangin një rritje drastike të çmimeve, e cila mund të rezultojë në minimin e mbështetjes ndërkombëtare për sanksionet perëndimore kundër Rusisë./arbresh.info/
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...
Spektakël sonte në BBVA5: Dy eliminime, banorë të rinj dhe s...
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...
Seanca në GJK për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, Ram...