Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe organizata të tjera, me rastin e 27 Prillit – Ditës së të Zhdukurve të Kosovës, kanë vendosur kurora me lule para përmendores së personave të zhdukur.
Të pranishëm ishin edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci dhe disa ministra të kabinetit qeveritar.
Më këtë rast, Bajram Çerkini nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur u ka bërë thirrje autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare që të jenë më aktiv për zbardhjen e fatit të mbi 1600 të pagjeturve.
“Është mirë që pas 23 vjetësh nuk po harrohen edhe 1 mijë e 612 vetë të cilët i kemi ende të pagjetur, nuk po harrohen edhe familjet që janë gjithmonë duke vajtuar dhe kërkuar më të dashurit e tyre. Nuk po harrohen edhe ata që po na thërrasin ‘o ejani e merrna’, e ne jemi ata që nuk po dimë ku janë. Pra, një apel, një kërkesë që e kemi pasur tash një vit me ndal një dritë tre minuta, sot iu kërkoj të gjithë atyre që kur të ulen për të ngrënë bukë, të mendojnë një sekondë për familjarët të cilët e kanë zemrën të pashëruar dhe shpirtin t’u iu vajtuar e me lot me gjak. I kisha lutur të kërkojnë me lutjen ‘o Zot ndihmoju këtyre njerëzve’ dhe ‘bëhuni pak më të vetëdijshme autoritet vendore dhe ndërkombëtare për zbardhjen e fatit të pagjetur’”, tha ai./arbresh.info/






A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...