Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tha se trupat ruse rrezikuan të shkaktonin një aksident me kapjen e tyre “shumë, shumë të rrezikshme” të centralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainë.
Tridhjetë e gjashtë vjet pas katastrofës më të rëndë bërthamore në botë, drejtori i përgjithshëm i agjencisë bërthamore, Rafael Mariano Grossi tha se ndërsa nivelet e rrezatimit në centralin e dëmtuar janë normale, situata është ende “e paqëndrueshme”. Ai tha të martën se autoritetet bërthamore duhet të vazhdojnë të jenë në gjendje “gatishmërie”.
Trupat ruse hynë në zonën e ndaluar të Çernobilit, të kontaminuar nga rrezatimi në shkurt në rrugën e tyre drejt kryeqytetit ukrainas. Ata u tërhoqën në fund të muajit të kaluar pasi Rusia tërhoqi forcat e saj nga zonat afër Kievit dhe e zhvendosi fokusin e saj në luftimet në Ukrainën lindore./VoA/
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re n...
Costa, mesazh liderëve politikë: BE-ja nuk mund t’i bëjë det...
Vizita e Costas në Kosovë, i pranishëm në takimin me Kurtin ...
Kuvajti shpall “non grata” dy diplomatë iranianë
Costa u bën thirrje liderëve: Integrimi evropian mbi ndarjet...
Një fluturim nga Beogradi ndalohet në aeroportin e Tivatit, ...