Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi i ndau rrugët sot me klubin e deritashëm pas humbjes nga Dukagjini, 0:2, me ç’rast gjilanasit mbetën thuajse jashtë garës për titull të kampionit pasi janë 9 pikë prapa liderit Ballkani, gjashtë xhiro pa përfunduar sezoni në Superligë.
E pasi e morën lajmin tifozët “Skifterat” e kanë falënderuar trajnerin për punën e tij në klubin e Gjilanit.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e tifozëve:
Falemnderit Ismet Munishi ?
Shprehim mirënjohjen dhe falemnderimin tonë për gjithçka që dhurove në klubin tonë!
Fatkeqsisht, rrugëtimi ynë i përbashkët nuk përfundoi ashtu siç deshtëm dhe kjo na solli në situatë për të ndarë rrugët tona!
Falemnderit për korrektësinë, do të na mungoj adrenalina dhe dëshira jote e zjarrtë për luftën e madhe në fushë!
Me respekt ? /arbresh.info/

Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu