Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu bën të ditur se ditëve në vijim do të dalin me njoftim për procesin e aplikimit për shtesën e ndarë prej 100 eurosh për studentët.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha se aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova.
“Jemi afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesën prej 100 euro për studentë. Ditëve në vijim do të dalim me njoftim dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit. Aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova”, ka thënë Kryeziu.
Kujtojmë se ditë më parë është hapur aplikimi për punëtorët e sektorit privat për 100 euro shtesë të ndara nga Qeveria e Kosovës./arbresh.info/
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit