Sot, po qëndron në Kosovë presidenti i Letonisë, Egils Levits.
Pas takimeve me krerët e shtetit, ai është shoqëruar në një drekë shtetërore, por në një restorant të vogël në periferi të Prishtinës, mëson arbresh.info.
Për këto nivele të vizitave në Kosovë janë shtruar dreka e darka të shtetit në një nivel më të lartë të pritjes.
“Presidenti i Republikës pret miq të nivelit të lartë edhe në mjedise të tjera si në Rezidencën e Presidentit. Në to mund të zhvillohet e njëjta ceremoni nderi. Për homologun Presidenti shtron, sipas rastit, pritje kortezie, drekë ose darkë shteti”, thuhet në Ligjin për protokollin e shtetit.
Levits gjatë ditës ka takuar presidenten, Vjosa Osmani, kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kreun e ekzekutivit, Albin Kurti.
Levits shprehu përkrahjen për Kosovën për integrim në NATO, Këshill të Evropës, dhe organizata tjera ndërkombëtare./arbresh.info/

8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër