Mediat sllovene e zbuluan një skandal të madh financiar, ku është i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.
Në këtë aferë, ku dyshohet për shpëlarje parash, duket që është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili ka qenë edhe anëtar i kryesisë së Vetëvendosjes, ku mediat sllovene tregojnë që i ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven.
Por një gjë të till politikani slloven, Robert Golob, i ka hedhur poshtë pretendimet se atij i janë transferuar 600 mijë euro nga Mali i Zi, e ku është raportuar se kjo ishte bërë me ndërmjetësimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Kjo pyetje iu bë sllovenit gjatë një emisioni televiziv atje, ku ai i mohoi akuzat dhe theksoi se njeriu i përmendur si ndërmjetës, pra Martin Berishaj, është mik i kryeministrit slloven, Janez Jansha.
Golob po ashtu u shpreh se e gjithë pasuria e tij është e pastër dhe se ka origjinë të njohur, transmeton periskopi.
Mediumi slloven, Planet TV, raportoi se Berisha dyshohet që i ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për te politikani slloven, Golob.
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në...
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Francë: E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Beris...
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...