Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën në rend dite është themelimi i Komisionit Hetimor, i cili dështoi të votohet seancën e kaluar në Kuvendin e Kosovës.
Pikë e rendit të ditës do të jetë votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb, vazhdimi i debatit parlamentar për politikën e jashtme, mocioni i kryetarit të GP të PDK-së, Abelard Tahiri, në emër të 40 deputetëve, për themelimin e Komisionit Hetimor, debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.
Po ashtu në këtë mbledhje do të jenë pikat të rendit të ditës përgatitjet për Seancë plenare të re të radhës, ku disa nga pikat e rendit të ditës janë: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbrojtjen e sekreteve tregtare, zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë, zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj./arbresh.info/
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona