Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në fillim të javës së ardhshme pritet të udhëtoj për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Këtë e ka bërë të ditur për arbresh.info këshilltari për media i presidencës, Bekim Kupina.
Gjatë kësaj vizite, Osmani do të marrë pjesë në varrimin e ish sekretares së shtetit të SHBA-ve dhe mikes së madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright.
“Presidentja Osmani do të udhëtoj për SHBA në fillim të javës që vjen për të marrë pjesë në varrim të Sekretares Albright, me ftesë të familjes Albright, si dhe për disa takime të tjera”, tha Kupina.
Ndryshe, Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së dhe mike e madhe e shqiptarëve, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, ka vdekur më 23 mars të këtij viti. Ajo vdiq në moshën 84 vjeç.
Albright ishte një figurë qendrore në administratën e Presidentit Bill Clinton. Së pari shërbeu si ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej diplomatja më i lartë i vendit në mandatin e saj të dytë.
Ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik, u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin.
Albright është e njohur për rolin e saj kyç në negociatat në Rambuje mes palës shqiptare dhe asaj serb, që i paraprin fushatës së bombardimeve të NATO-s në Serbi./arbresh.info/
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci