Varja e dritave, fenerëve dhe stolive në rrugë dhe shtëpi gjatë Ramazanit në Jordani ka qenë traditë prej vitesh.
Kandilat dhe elementët ndriçues dekorativë që simbolizojnë Ramazanin si dhe dritaret dhe ballkonet e ndërtesave me tulla balte zbukurojnë gjithashtu rrugët dhe çarshinë e vjetër në kryeqytetin Aman.
Gjysmëhëna në forma dhe dizajne të ndryshme, fenerët, litarët ndriçues dhe dritat Led ofrojnë një bukuri unike për turistët që vizitojnë këtë vend gjatë Ramazanit.
Çarshia e vjetër, e cila gjallërohet me iftarin, mbetet e tillë deri në kohën e syfyrit.
Dekorimet me ndriçim, të cilat janë bërë traditë për shkak të Ramazanit, mund të shihen pothuajse në çdo shtëpi jordaneze./AA/

Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave
Dortmund bën një hap të madh drejt kalimit në fazën e 1/8 së...
Presidentja e Bullgarisë, Iliyana Yotova, uron Osmanin për P...