Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, thotë se raportet jo të mira ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ndikuan edhe tek shqiptarët në Luginë të Preshevës.
“Po të kishte Qeveria Kurti raporte të mira, të cilat nuk i ka, me Qeverinë Rama do të mund të bëhej diçka pozitive në drejtim të të drejtave të shqiparëve në Luginën e Preshevës”, vlerëson Abdullahu.
Sipas tij, ky koordinimin do të duhej për të ndërkombëtarizuar çështjen e shqiptarëve në Luginë.
“Nëse asgjë tjetër si rezultat i këtij koordinimi të munguar do të mund të ndërkombëtarizohej çështja e Luginës me çka do të akuzohej Beogradi përmbajtësisht për atë çfarë bën në Luginë kundër shqiptarëve. Për rrjedhojë kjo do të determinonte zhvillime pozitive dhe involvim më të madh të BE-së në këtë drejtim”, thotë Abdullahu, për arbresh.info.
Ai i lë fajin Qeverisë së Kosovës për prishjen e raporteve me Shqipërinë.
“Por, me fajin e Qeverisë Kurti raportet Kosovë – Shqipëri ka kohë që nuk janë aspak të mira dhe për shumë çështje aspak të koordinuara dhe kjo edhe determinon humbjen e një mundësie të mirë për të bërë më shumë në të mirë të kualitetit të jetës së qytetarëve atje dhe të drejtave të tyre konkretisht”, vlerëson Abdullahu./arbresh.info/
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...