Një shtetas 34 vjeçar i Kosovës, i cili kishte ikur pasi qe kontrolluar nga policia, është goditur nga një makinë dhe ka pësuar plagë të rënda. Ai ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në spital, nga plagët, raporton blick.ch.
Personi në fjalë ishte në kërkim nga policia. Derisa po ecte në autostradën A1 pranë Baden AG gjatë natës ai është goditur nga një makinë.
Këmbësori është shtetas kosovar, i cili kishte ndalim të hyrjes në Zvicër dhe po ashtu nuk kishte vendbanim të përhershëm në Zvicër, ka njoftuar të premten policia kantonale në Aargau, transmeton Albinfo.ch.
Sipas informacioneve, ai është vënë re gjysmë ore para aksidentit në një pikë karburanti aty pranë për shkak të një zënke dhe është larguar me vrap nga ai vend.
Mjekët dhe policia e kanë gjetur atë me lëndime të rënda. Ai nuk ishte në gjendje të reagonte, ose të fliste. Një ambulancë e ka transportuar atë në spital.
Sipas policisë, drejtuesja e automjetit ka shpëtuar pa lëndime. por e traumatizuar.
Nuk dihen ende rrethanat e sakta të aksidentit. Zyra e prokurorit publik në Baden ka hapur hetimet përkatëse.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...