Mbrëmë është raportuar se Qeveria e Kosovës po planifikon ndryshimin e Politikave Tatimore.
Në Koncept-dokumentin e përgatitur nga Ministria e Financave, janë propozuar dy variante për normat e tatimit në pagë.
Nëse dikush që ka pagën 700 euro bruto aktualisht paguan 70 euro tatim në pagë, nëse miratohet kjo nismë e Qeverisë Kurti atëherë do të paguajë 105 euro tatim në pagë.
Kjo i bie që deri më tash ka marrë 630 neto. Kurse me këto ndryshime do të marrë vetëm 595 euro pagë.
Në këtë situatë është njoftuar që Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media sot në orën 09:00 në ndërtesën e Qeverisë.
Në njoftim nuk janë dhënë detaje mbi temën e diskutimit./arbresh.info/
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali