Basketbollistët e Kosovës kanë shënuar fitore ndaj Turqisë me rezultat 58:48 (15:12, 3:12, 20:6, 20:18), në turneun e FIBA YDF-së për U14, që po mbahet në Therandë.
Dardanët e rinj e nisën ndeshjen më mirë, duke qenë në epërsi konstante në çerekun e parë, që e fituan 15:12, përcjell arbresh.info.
Por, në periudhën e dytë, mysafirët ishin më të mirë, ndërsa basketbollistët e Kosovës kishin probleme në sulm, duke bërë që për dhjetë minuta të shënojnë tri pikë, ndërsa pjesa e parë përfundon 18:24.
Vendasit rikthehen shumë shpejt, për të barazuar rezultatin në 29:29, e më pas kontrolluan lojën, për të ngritur epërsinë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 38:30. Dhjetë minutat e fundit ishin shumë interesant, ku Turqia nuk dorëozhet dhe ngushton shifrat në 50:48, por pa arritur të bëjë më shumë dhe Kosova triumfoi me rezultat 58:48.
Dardanët përfunduan garat me tri fitore e një humbje.

“Epoka e Iranit ka filluar”, Teherani shpall fitore pas armë...
Andin Hoti raporton në Komision, zbulon prioritetet e minist...
Më shumë gjasa për president apo për zgjedhje?
“Përshëndetje Z. President!” – momenti kur zëvendëspresident...
Shoqata e Naftëtarëve: Vetëm një marrëveshje afatgjatë sjell...
Kompany: Nuk ka përfunduar asgjë ende dhe duhet të qëndrojmë...