Kevin de Bruyne ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të jenë më të fokusuar në garën për titull.
Manchester City barazoi 2-2 në shtëpi me Liverpoolin në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier.
Mesfushori belg ka thënë pas ndeshjes se edhe pse ata shihen si favoritë, duhet të jenë të fokusuar.
“Unë e di që njerëzit thanë se kushdo që fiton këtë sfidë edhe e merr titullin. Por unë nuk mendoj se skuadrat mendojnë kështu, orari është shumë i vështirë për të dyja skuadrat për të fituar të gjitha ndeshjet e tyre”, ka deklaruar De Bruyne.
“Sot luajtëm shumë mirë, mendoj se kishim avantazhin. Kjo është mënyra se si duhet të luajmë pjesën tjetër të sezonit”.
“Ne duhet të shënojmë më shumë. Ishte një lojë e mrekullueshme. Mënyra se mënyra së si filloi pjesa e dytë ishte zhgënjyese. Mendoj se luajtëm mirë dhe krijuam mjaft raste për të fituar ndeshjen”, ka shtuar më tej mesfushori belg.
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV