Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Kushtetutës së Kosovës.
Ajo, përmes një postimi në Facebook shkruan se në këtë ditë të madhe për vendin, kujtohen sakrificat e gjata e të dhimbshme të popullit tonë.
“Sot në Ditën e Kushtetutës, kujtojmë sakrificën e gjatë e të dhimbshme të popullit tonë, në mënyrë që një ditë, në kushtetutën e vendit tonë, të jetësohet ëndrra për të jetuar të lirë. Në përvjetorin e Kushtetutës, sikurse edhe çdo ditë tjetër, duhet veprojmë, të sillemi e të ecim, siç thuhet në aktin më të lartë juridik: ta ruajmë dhe mbrojmë sovranitetin, i cili buron nga populli dhe i takon popullit. Urime Dita e Kushtetutës!”, shkruan Osmani/arbresh.info/
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...