Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Polonisë thirri ambasadorin francez në Varshavë, Brederic Billet, pasi presidenti francez Emmanuel Macron e quajti kryeministrin polak Mateusz Morawiecki një “anti-semit”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim në Twitter, zëdhënësi i MPJ-së polake, Lukasz Jasina, tha se vendimi për të thirrur ambasadorin Billet është marrë nga kryediplomati polak, Zbigniew Rau.
Në fillim të kësaj jave, kryeministri polak bëri thirrje për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë dhe tha: “Zoti Macron, sa herë keni negociuar me (presidentin rus Vladimir) Putin, a keni arritur ndonjë gjë? Nuk duhet negociuar me kriminelët , duhet luftuar ata”.
Duke iu kundërpërgjigjur të mërkurën, Emmanuel Macron tha se Morawiecki ka kontaktuar disa herë kandidaten presidenciale të Francës së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, dhe e ka quajtur kryeministrin polak një “antisemit të së djathtës ekstreme”.
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...
Shqipëria “ia vjedh” Kosovës edhe një lojtar, Blerton Isufi ...