Ralf Rangnick refuzoi të tërhiqej nga raportet që Manchester United do të emërojë Erik ten Hag si trajner, por konfirmoi se Cristiano Ronaldo do të kthehej për ndeshjen e së shtunës në Premier League në Everton, shkruan SkySport.
United thuhet se është afër finalizimit të emërimit të trajnerit të tyre të ri, me trajnerin e Ajax-it, Ten Hag, që pritet të jetë kandidati i zgjedhur i klubit, transmeton arbresh.info.
Rangnick nuk pranoi të komentonte mbi raportet në lidhje me pasardhësin e tij të mundshëm.
Duke folur përpara ndeshjes të së shtunës kundër Evertonit, Rangnick tha të premten se “kjo është konferenca për shtyp për ndeshjen e nesërme. Nuk kam ndërmend të flas për ndonjë menaxher të ri të mundshëm”./arbresh.info/
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...