Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për tërheqjen e 95 mijë euro nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT).
“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve si vijon I.A dhe SH.B”, thuhet në njoftim, shkruan arbresh.info.
“I.A. Shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar për shkak të veprave penale keqpërdorimi i besimi nga neni 330 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale në bashkëkryerje mashtrimi nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. SH.B. Shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje mashtrimi nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe veprën penale rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve nga neni 391 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPRK-së”, bënë të ditur gjykata.
Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit i Përgjithshëm kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara si më lartë.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./arbresh.info/
LEXO EDHE
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...