Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave/grave e zhvillon sot ndeshjen kundër Norvegjisë, në kuadër të Grupit F për kualifikimet e Botërorit 2023 në Sandefjord.
Në prag të kësaj ndeshje, presidentja e Federatës së Futbollit të Norvegjisë, Lise Klaveness ka shtruar një drekë zyrtare për drejtorin teknik të FFK-së, Albert Bunjaki dhe delegacionin e UEFA-s, përcjell arbresh.info.
Gjatë këtij takimi, Bunjaki e falënderoi znj. Klaveness për mikpritjen e ngrohtë, derisa në emër të presidentit Agim Ademi e përgëzoi për zgjedhjen e saj në krye të futbollit norvegjez.
Ai e njoftoi presidenten e FF të Norvegjisë me rrjedhat e futbollit të Kosovës, veçmas me zhvillimin e futbollit të vajzave dhe grave, si dhe me projektin e fundit të bashkëpunimit me Suedinë, ku drejtimi i ekipit kombëtar iu besua stafit të trajnerëve suedezë.
Bunjaki theksoi rëndësinë që Suedia dhe Norvegjia si dy superfuqi të futbollit të grave të japin ndihmën e tyre në përparimin e lojës së futbollit në Kosovë.
Znj. Klaveness u shpreh e lumtur me projektin e FFK-së për masovizimin dhe progresin e futbollit të vajzave dhe grave, teksa shprehu gatishmërinë e saj për mbështetje të këtij projekti.
Në fund, Bunjaki në emër të presidentit Ademi e ftoi znj. Klaveness për vizitë në Kosovë, të cilën ajo e mirëpriti dhe premtoi se në të ardhmen e afërt do ta realizojë.
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...