Kourtney Kardashian ka folur për herë të parë për martesën sekrete me Travis Barker në Las Vegas. Ylli i famshëm dhe bateristi kanë mbajtur vetëm një ceremoni pasi ende nuk janë ligjërisht burrë dhe grua. Ajo tha se martesa nuk ishte e rreme por nuk mund të merrnin një certifikatë në atë orë.
“Nuk quhet një martesë false.” tha Kourtney duke treguar se edhe pse nuk ishte zyrtarisht e ligjshme, ajo bëri atë që ndjente me zemrën e saj. “Nuk kishte asnjë mundësi për të marrë një licencë martese në atë orë,” tha Kourtney.
Te sapomartuar! Kourtney të mërkurën ndau fotografi nga dasma e saj ‘epike’ e dehur në Vegas me Travis.

“A nuk është gjithçka 24/7 atje (Las Vegas) ?”, iu drejtua motra Kim. “Kështu mendova. Pyetëm pesë herë. Çfarë duhet të bëjmë për ta bërë këtë?”, tha Kourtney, e cila e krahasoi ceremoninë me një martesë “praktike” në Instagram.
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...