Pesë ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë helmuar pasi kanë ngrënë syfyr në kazermën “New Born” në Gjilan.
Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në Facebook thotë se ushtarët janë shëndoshë e mirë dhe nuk ka arsye për shqetësim.
“Me të marrë informacionin, SHP i FSK-së ka marrë masat e duhura sipas procedurave standarde operative dhe deri më tani kemi të konfirmuar se të gjithë pjesëtarët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, tani janë shëndosh e mirë dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim”.
Ministria thotë se janë marrë mostrat e ushqimeve për të parë shkaktarët që kanë rezultuar në çrregullimin shëndetësor të ushtarëve.
Gjithashtu, përmes mekanizmave tanë zyrtar mjekësor si dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), janë marrë mostrat e ushqimit dhe jemi duke pritur rezultatet e analizave që do të mundësojnë identifikimin e shkaktarëve të mundshëm, që kanë rezultuar me çrregullimin shëndetësor të pjesëtarëve tanë. /arbresh.info/
Gazmend Muhaxheri mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”
Drejtori i Policisë: Nga viti 2000 e deri më sot kemi humbur...
U paraqitën si punëtorë bankash, tre të arrestuar në Prishti...
LDK në Mitrovicë del nga koalicioni qeverisës me LVV-në
Peci tallet keq me degën e LDK-së në Mitrovicë: Me 3% nuk pu...
Rogertit i jepet edhe një shans për të qëndruar në Big Broth...