Fenomeni i rrjeteve sociale, Hasbullah Magomedov, ka folur fjalë të forta për sulmuesin portugez Cristiano Ronaldon dhe shpërtheu me zemërim ndaj Abdu Rozik, “rivalit” të tij në rrjetet sociale.
Kur bëhet fjalë për personazhet virale, shfaqja e Hasbullahut është me siguri ndër më kryesoret.
18-vjeçari rus, i cili vuan nga akondroplazia, ka thënë në një nga intervistat se ai është më i famshëm se Cristiano Ronaldo.
“Nuk më intereson aspak për Cristiano Ronaldon. Unë jam më i famshëm se ai. E vetmja gjë që ai bën në ndeshje është pasimi i topit”, ka thënë Hasbullah në një intervistë me Caleb Pressley.
Dihet se Hasbullah ka një rivalitet me Abdu Rozik, këngëtarin nga Taxhikistani, i cili vuan nga i njëjti çrregullim si i riu rus. Ky i fundit u fotografua me Ronaldon para disa ditësh. Kjo mund të jetë arsyeja e shpërthimit të Hasbullah ndaj Ronaldos.
Disa herë ata kanë kërcënuar se do të luftojnë dhe madje flitet se mund të bëjnë një event në kuadër të UFC-së.
Përtej kësaj, e vërteta është se komentet e Hasbullahut për Cristiano Ronaldon arritën në veshin e Abdu Rozik, i cili komentoi një nga postimet e Caleb Pressley, duke u tallur me rivalin e tij. /Telegrafi/
Zbulohen municione ushtarake në Gjirokastër, dyshohet se i p...
Anëtarësimi në NATO, Kosova po shihet si faktor stabiliteti
‘Arkitektët e Inteligjencës Artificiale’ shpalle...
Vuçiq fal ata që mund të akuzohen për rastin “Shtabi i Përgj...
KQZ tregon se me cilat dokumente mund të votoni më 28 dhjeto...
Alkmaar në epërsi ndaj Dritës pas pjesës së parë