Ka filluar seanca e së martës në gjykimin ndaj Salih Mustafës, gjatë së cilës pritet të dëgjohet dëshmitari i gjashtë i mbrojtjes, Bislim Ndreci.
Gjykimi ndaj Salih Mustafës, sot pritet të dëgjohet dëshmitari i gjashtë i mbrojtjes.
Në seancën e së martës, në gjykimin ndaj Salih Mustafës, pritet të dëgjohet dëshmitari i gjashtë i mbrojtjes.
Seanca e fundit në këtë rast, u mbajt me 4 prill, ku u dëgjua dëshmitari Gani Sopi , raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.
Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër