Një rast i vdekjes dhe 26 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
Sipas MSh’së, nga dje janë shëruar 40 pacientë. Numri i rasteve aktive ka arritur në 576.
“Nga 752 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 40 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.786. Në total numri i rasteve aktive është 576”, ka njoftuar Ministria./arbresh.info/

Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...