
This satellite image shows a damaged theater in Mariupol, Ukraine, which was bombed earlier in the week. (Maxar Technologies)
Dhjetëra mijëra civilë mund të shpëtohen nga Mariupol nëse evakuohen me sukses nga një kolonë autobusësh që lëvizin drejt qytetit të rrethuar.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka premtuar të ndalojë sulmet për të lejuar civilët të largohen nga qyteti dhe kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store tha se presidenti rus Vladimir Putin i kishte premtuar atij se në qytet do të lejohej një kolonë humanitare, transmeton portal arbresh.info
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ky operacion të kryhet. Jetët e dhjetëra mijëra njerëzve në Mariupol varen prej tij,” tha Ewan Watson nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, i cili drejton misionin e evakuimit.
Janë 45 autobusë në rrugën për në Mariupol, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Irina Vereshchuk.
Kolona pritet të japë edhe ndihma humanitare, si ushqim, ujë dhe ilaqe.
Vlerësohet se rreth 170,000 civilë kanë mbetur në kushtet apokaliptike në Mariupol. Për shkak të sulmeve ruse, prej javësh nuk ka energji elektrike, ujë, ngrohje dhe rezervat e ushqimit dhe të ujit janë duke mbaruar./arbresh.info/
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...