Ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla, sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, bashkë me shefin e misionit Ugo Ferrero dhe atesheun polcior Erico Gurnari.
Sveçla me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë folur për tema të ndryshme, por fokusi kryesor ishte tek bashkëpunimin në fusha të caktuara të sigurisë.
“Të gjitha institucionet vartëse të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në historikun e zhvillimit të tyre kanë ndihma nga më të ndryshmet nga Italia. Gjej rastin ti falënderoj prapë për takimin e frytshëm dhe vullnetin e madh për të na ndihmuar në avansimin e politikave të sigurisë” – ka shkruar Sveçla, përcjell arbresh.info.
Postimi i plotë:
Kisha kënaqësinë që sot të pres në zyrën time Ambasadorin e Italisë në Kosovë z. Antonello De Riu, Zëvëndës shefin e Misionit z. Ugo Ferrero dhe Atasheun policor z. Enrico Gurnari.
Bashkë biseduam për tema të ndryshme por në fokus thellimin e bashkëpunimit në fusha të caktuara të sigurisë.
Të gjitha institucionet vartëse të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në historikun e zhvillimit të tyre kanë ndihma nga më të ndryshmet nga Italia. Gjej rastin ti falënderoj prapë për takimin e frytshëm dhe vullnetin e madh për të na ndihmuar në avansimin e politikave të sigurisë. / arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...