Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka bërë të ditur se më 2 prill do të mbahet Kongresi i tetë i SBASHK-ut, ndërkaq delegatët do ta vlerësojnë situatën aktuale në arsim dhe do të marrin vendim përfundimtar për angazhimet e radhës, për protestë, por edhe për veprime tjera sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme.
Kështu bëhet e ditur në një njoftim të SBASHK-ut.
“Delegatët do ta vlerësojnë situatën aktuale në arsim dhe do të marrin vendim përfundimtar për angazhimet e radhës, për protestë, por edhe për veprime tjera sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme”, thuhet në njoftim.
Kongresi i SBASHK-ut do të mbahet më prill 2022, në orën 9:00.
Ndryshe, ditë më parë Ymer Ymeri nga SBASHK-u ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk po i merr për bazë kërkesat dhe të drejtat e punëtorëve të arsimit.
Ymeri më tej ka thënë se nëse qeveria nuk bën ndonjë hap lidhur me kërkesat e tyre, SBASHK-u i mbeten dy mundësi ose të mbajë grevë më 8 prill ose të hyjë në grevë të përgjithshme më 12 prill. /arbresh.info/
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...