Kryetari i partisë shqiptare në pushtet, BDI, Ali Ahmeti ka reaguar në lidhje me regjistrimin e popullatës në Maqedoni të Veriut, proces ky që bëhet pas 20 viteve.
“Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut pas 20 viteve ka një pasqyrë më të qartë sa i përket numrit të përgjithshëm të popullësisë dhe përqindjes së komuniteteve në vend.
Shqiptarët janë 29.5% në popullësinë e përgjithshme dhe 24.3% në popullësinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8% (nga 20.04% në 2002).
Përgëzoj të gjitha institucionet që ishin të përfshira dhe ndihmuan Regjistrimin si proces që filloi në muajin Mars të vitit të kaluar me diasporën e vendit e që përfundoi në Shtator me regjistrimin e popullatës në vend, proces dhe sfidë aspak e lehtë por që ia dolëm ta përfundojmë me sukses.”
Ndryshe, Ali Ahmeti këtë proces e cilëson si sfidë të rëndë që u përmbyll me sukses./arbresh.info/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën