Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ka folur për mediat pas ndeshjes ndaj Kosovës e cila ka përfunduar e rezultat 1-1.
Kjo ndeshje ishte ndeshja e 100-të e Xhakës për fanellën zvicerane.
Lexo edhe:
Gjatë ndeshjes, selektori Murat Yakin vendosi ta zëvendësoj atë, por kosovari nuk e priti mirë vendimin e zëvendësimit të tij në minutën e 63-të, përcjell arbresh.info.
“Jo nuk ka pasur shansa që të jetë më e veçantë ndeshja ime e 100-të me Zvicrën, pasi luajta kundër Kosovës, vendlindjes time që e dua shumë”.
“Ishte një ndeshje e mirë, ku dy ekipet treguam lojë të mirë, por nuk shfaqëm më të mirën si Kosova ashtu edhe ne”.
“Kosova është një ekip shumë i mirë, me lojtarë individual cilësor. Po forcohet si ekip me lojtarë të rinj dhe besoj se ka një të ardhme të ndritur”.
“Nuk mendoj se vetëm ne kishim emocione, por edhe lojtarët e Kosovës që janë rritur në Zvicër. Në përgjithësi ishte një ndeshje emocionale për të gjithë”.
“Kam vendosur herët të luaj për Zvicrën dhe nuk kam pasur shanse më vonë ta ndërrojë vendimin”, ka thënë Xhaka. / arbresh.info/
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...
Tërhiqet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëf...