Florent Hadërgjonaj në konferencën për shtyp ka folur në prag të ndeshjes miqësore që Kosova do ta zhvillojë nesër në udhëtim te Zvicra.
Hadërgjonaj këtë ndeshje e cilësoi si speciale, teksa tha se edhe Kosova ka kapacitet që ta mposht krejtësisht Zvicrën.
“Jo vetëm për mua, por për shumë futbollistë tonë do të jetë ndeshje speciale. Por, unë përgatitem si për çdo ndeshje tjetër. Do jetë ndeshje speciale pasi luajmë edhe ndaj një prej skuadrave më të mira në botë”, tha fillimisht ai.
“Besoj që po. Është lojë miqësore dhe speciale, por ne përgatitemi për ta fituar çdo ndeshje. Besoj se e kemi treguar vetën disa herë me kundërshtarë tjerë të mëdhenj. Ne luftojmë për me mposht Zvicrën”, shtoi 27-vjeçari, kur u pyet nëse “Dardanët” kanë kapacitet për të fituar nesër.
Tutje, Hadërgjonaj u pyet edhe rreth shoqërisë së tij të ngushtë me Xherdan Shaqirin, i cili përfaqëson Zvicrën.
“Xherdanin e njoh që disa vite, jemi rritur bashkë. E kemi një shoqëri të ngushtë, e cila vazhdon të jetë ende edhe pse luajmë për dy shtete të ndryshme”.
Anëtari i skuadrës turke, Kasimpasa, gjithashtu u pyet rreth vendimit të tij për ta përfaqësuar Kosovën, pasi fillimisht ai ishte duke luajtur te “Helvetikët”.
“Gjithmonë kam thënë se kur kam zgjedhur Kosovën ishte diçka që më erdhi prej zemrës. Nuk jam pishman. Jam shumë i lumtur që e kam bërë këtë zgjedhje”, tha Hadërgjonaj.
Ndryshe, miqësorja Zvicër – Kosovë do të zhvillohet në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih, me fillim ora 18:00.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë