Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi vazhdon të jetë një personazh shumë i komentuar në rrjetet sociale.
Kjo më shumë për romancën me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi, me të cilin po kalon një kohë të mrekullueshme, shkruan arbresh.info
Së fundmi, Fifi ka udhëtuar drejt Amerikës ku do të performojë për bashkatdhetarët atje në disa koncerte bashkë me këngëtarin tjetër, Yll Limani.
Dhe nga New York-u nuk kanë munguar as imazhet që Fifi ka sjell për fansat e saj në llogarinë e saj në Instagram.
Disa foto Fifi postoi edhe sot (e diel) teksa shihet e veshur me shumë stil, pantallona të gjerë, këmishë të bardhë, një kapele gri dhe xhaketë të zezë.

“Ëndrrat më sollën këtu”, ka shkruar Fifi.
Ndryshe, kënga e fundit nga Fifi është “Hëna” që erdhi në bashkëpunim me dy ish-banorët e tjerë të BB VIP, DJ PM dhe DJ Dagz. /arbresh.info/
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...