Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se zgjedhjet e Serbisë në Kosovë duhet mbajtur sipas praktikave të mëhershme.
“Bashkimi Evropian beson se praktika e krijuar, sipas së cilës OSBE organizon operacionin e grumbullimit të votave në Kosovë, duhet të vazhdojë, sipas rregullimit për situatën aktuale”, është përgjigjur ai për “BBC in Serbian”.
Ai ka theksuar se ndonëse për këtë çështje palët nuk kanë marrëveshje të arritur në Bruksel.
“Nuk ka marrëveshje për këtë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE, por megjithatë palët kanë krijuar një praktikë që lejon votimin në vetvete në Kosovë dhe kjo mund të jetë një opsion i mundshëm për zgjedhje e 3 prillit”.
Javën tjetër Serbia mban zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale dhe synim i tyre është që procesi të organizohet edhe në territorin e Kosovës, për çfarë institucionet kosovare janë shprehur kundër.
“Zgjedhjet serbe në Kosovë do të jetë e mundshme vetëm pas një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këto janë zgjedhje të një shteti tjetër, jo të Kosovës”, ka deklaruar ditë më parë kryeministri Albin Kurti./arbesh.info/
Maqedonci takon ministrin britanik të Mbrojtjes në Turqi, fl...
Rama në Kongresin Botëror të Ligjit: Integrimi në BE çelësi ...
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë
Publikohet letra e pretenduar e vetëvrasjes së Jeffrey Epste...
Dogana e Kosovës zbulon faturë të dyfishtë në Vërmicë, dyshi...
Jeta Statovci i bashkohet Osmanit në zgjedhjet e 7 qershorit...